Vendosni fjalën kyçe....

“Si e shkelën Kushtetutën, Dvorani e Ministria e Drejtësisë në rastin e Arta Vorpsit” – Meta


Ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti Meta ka dalë në konferencën për shtyp për të prezantuar ato që janë faktet e reja të grushtit të shtetit nga ana e kryeministrit Rama nëpërmjet kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Prezantimi është bërë nga këshilltari ligjor i presidentit Meta, Dervishaj, i cili publikoi letërkëmbimin mes institucionit të presidentit, kreut të Kuvendit dhe kreut të KED-së.

‘Në datën 21 shtator 2019 KED-ja mblidhet për vlerësimin, pikëzimin e listimin e kandidatëve për anëtarë të Kushtetueses për 4 vakancat. Këshilli merr vendimin 132 për vakancën që i përket presidentit. Në pikën 2, KED-ja ke vendosur se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në pjesën kushtuar KED-së.

Më 22 shtator 2019, te faqja e Gjykatës së Lartë publikohen 4 listimet për 4 vakancat. KED-ja me të drejtë ka ndjekur radhën që dikton Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Pas kësaj, presidenti u drejtohet me një vendim kreut të Kuvendit, Avokates së Popullit, kreut të KED-së, Dvorani dhe ambasadave në Tiranë. Dvorani ka mashtruar në mënyrë të hapur, të ndërgjegjshme e të qëllimtë dhe kjo faktohet në emërimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.’ – tha Dervishaj.

Më tej Dervishaj tha se Ministria e Drejtësisë, në datën 9 nëntor 2011, në ditë pushimi, kishte çuar për botim në Fletoren Zyrtare një vendim që publikohet vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë duke shkelur ligjin në mënyrë të hapur për të përligjur zgjedhjen e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se vendimet e KED-së për listimin e kandidatëve publikohen vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare, duke publikuar edhe dokumentet përkatëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *