Të paktën 19 fëmijë u vranë në sulmet ajrore në Jemenin verioe fundjavën e kaluar, tha UNICEF në një deklaratë të së enjtes.
‘UNICEF pohon në mënyrë të trishtë se sulmi i fundit në Al-Jaëf, në veri të Jemenit, më 15 shkurt, mori jetën e 19 fëmijëve dhe plagosi 18 të tjerë,’ tha Sara Beysoloë Nyanti, Përfaqësuese e UNICEF-it në Jemen.
UNICEF-i u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt të mbrojnë jetën e fëmijëve duke i dhënë fund kësaj lufte brutale.
Jemeni është goditur nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët shiitë, Houthi, pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.