Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Meta e ka shndërruar Presidencën në selinë e opozitës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka komentuar ditën e sotme nismën e Presidentit Ilir Meta për të mbledhur popullin në 2 mars.

Balla e ka konsideruar Metën një prej aktorëve të lidershipit të opozitës i cili e ka shndërruar presidencën në selinë e opozitës.

Presidenti aktual i Republikës është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës. Askush nuk e mohon në Shqipëri që Ilir Meta ka kohë që e ka shndërruar Presidencën në një prej selive të opozitës në vend. Për këtë, opozita ka lidershipin e saj, madje Meta mund të marrë pjesë lirisht në tryezat që Basha organizon me opozitën, brenda në selinë e PD. Ne kemi dakordësi me PD, lidershipin e saj zyrtar, për të vijuar bisedimet, ose përfshirjen e PD në procesin institucional të draftimit të një kodi zgjedhor.

Do vijojë dhe një diskutim për të vlerësuar një kërkesë legjitime të aktorëve të rinj të krijuar në vend, siç është opozita parlamentare, për çështjen e sistemit zgjedhor, edhe pse unë them që ne kemi një sistem zgjedhor tejet të ri. Të paktën dy dekada janë të mjaftueshme për të testuar një sistem zgjedhor”-shtoi numri dy i PS.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *