Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Problemet në shëndetësi nisin me gënjeshtrën “shëndetësi falas”, 40 milionë euro vidhen nga koncesionet


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në tryezën e organizuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung me temë “Sfidat dhe vizioni në shëndetësi”, deklaroi se sot nga shëndetësia vidhen 40 milionë euro në vit nga koncesionet.

Problemet në shëndetësi janë të qarta dhe nisin me gënjeshtrën e shëndetësisë theksoi kryedemokrati.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shëndetësor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta.

Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist.

Arsyeja nuk qëndron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale”, tha gjatë fjalës së tij kreu i opozitës Lulzim Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *