Vendosni fjalën kyçe....

“Erion Veliaj i dha 450 milionë lekë tendera, shokut të drejtorit të Bashkisë” – Zhupa


Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që i ka dhënë 450 milionë lekë tendera, shokut të ngushtë të krahut të tij të djathtë, njëherazi dhëndri i Fatmir Xhafajt, Ditjon Baboçi.

Sipas Ina Zhupës, Veliaj i ka dhënë 450 milionë lekë tendera kompanisë së shokut të ngushtë të Baboçit, Erind Bejleri si dhe publikon fotot e dokumentet që sipas saj vërtetojnë lidhjen.

‘Bashkia e Veliajt, ose bashkia e tenderave shoqerore! 450 milion leke tendera per shokun e ngushte te drejtorit te Veliajt, krahut te djathte te tij, Ditjon Baboci (dhendri i Fatmir Xhafes)!

Mjafton shoqeria e duhur edhe i ke dyert e hapura për tendera në bashkinë e Veliajt. Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesine me rrethin shoqeror te Veliajt. Nje denoncim i tille u publikua edhe nga portali Jeta osh Qejf. Kjo kompani qe denoncojne qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tirane ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë!

Mjafton nje hulumtim i thjeshte ne rrjetet sociale per te kuptuar qe grupi shoqeror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fuges (drejtor i Rames dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanise) nuk eshte i fshehur por tejet kompakt edhe publik. Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i perket nje rrethi shoqeror qe frekuenton edhe Veliaj vete.

Pyetjet qe Veliaj duhet te pergjigjet para qytetareve te Tiranes jane:

  1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tend dhe rrethin tend shoqeror ne marrjen e tenderave te Bashkise Tirane?
  2. Pse tenderat qe fiton Bejleri duken qarte me konkurence fiktive? A kane qene ato te paracaktuara?
  3. A ndan pjese te shumes se tenderave me drejtorin tend apo me ty?

Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?’ – shkruan Zhupa në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *