Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj i përgjigjet Presidentit: Jam e gatshme të përgjigjem ligjërisht, në dorë ke vetëm dorëheqjen tënde


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit nëpërmjet një deklarate për shtyp tha se do e padisë në SPAK.

Gjonaj deklaroi se është e gatshme të përgjigjet ligjërisht, ndërsa shtoi për dorëheqjen se Presidenti ka në dorë vetëm të tijën dhe jo të të tjerëve duke mos pranuar kërkesën e Metës.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”-shkruan Gjonaj në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *