Vendosni fjalën kyçe....

Importi i mbetjeve të rrezikshme kimike, prokuroria vendos bllokimin e tragetit në Vlorë


Pas kapjes së lëndës së rrezikshme “Amiant” e cila ishte sjellë me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë nga Italia, prokuroria ka vendosur bllokimin e tragetit deri në përfundimin e hetimeve.

Ndërkohë në terren po kryhen edhe inspektimet e nevojshme në lidhje me mbetjet e rrezikshme që ishin brenda tragetit.

Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj së bashku me policinë kufitare dhe autoritetin portual kanë inspektuar tragetin që u gjetën mbetjet. Ai theksoj që po pritet përfundimi i hetimeve për të saktësuar se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë rrezikshmërinë e tyre dhe çështja është në duart e prokurorisë.

Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës, ndërsa është sekuestruar në në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Kujtim Novrus Xhafellari, i datelindjes 03.11.1955, banues ne Vlore.(zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)

Arber Romeo Cuni, i datelindjes 06.09.1992, banues ne vlore.( shoferi i fugonit tip Iveko , me targe AA 417 SC)

A.B i datelindjes 15.06.1972, banues ne Vlore.(drejtori operativ i agjensise Euroferries”

Festim Mahmut Tafa, i datelindjes 30.09.1948, banues ne Tirane, (kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta Vasil Cuni, e datelindjes 02.02.1965, banuese ne Vlore (administratore e firmes se pastrimit “Delfini 1”.

Zamir Flamur Kornuzi, i datelindjes 21.07.1974, banues ne Vlore.(pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”)

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *