Vendosni fjalën kyçe....

Jepnin pasaporta false për kriminelët shqiptarë, arrestohen oficerët grekë


Një rrjet kriminal ku ishin të përfshirë edhe oficerë grekë është zbuluar nga autoritetet fqinje. Sikurse raportojnë mediat greke, policia e vendit ka zbuluar se rrjeti ku ishin të përfshirë edhe oficerë grekë, lëshonte karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara kriminelëve shqiptarë.

Raportohet se në këtë rrjet ishin të përfshirë gjithsej 33 persona, gjashtë oficerë policie, pesëmbëdhjetë individë grekë dhe 12 të huaj.

Oficerët e policisë që shërbenin në policinë e Atikës ngritën “fabrikën e falsifikimit” të kriminelëve shqiptarë nga dhjetori 2016 deri në mars 2018 dhe ishin aktivë në lëshimin e kartave të identitetit grek dhe pasaportave kriminelëve.

Tarifa për secilën letërnjoftim dhe pasaportë greke varionte nga 5 mijë deri në 40 mijë euro për secilin rast.

Hetimi zbuloi se oficerët e policisë  kishin “pastruar” 12 raste të të huajve, tetë prej të cilëve ishin kapur nga policia dhe katër të tjerat ishin arrestuar nga autoritetet e huaja, në Francë, Spanjë, Bullgari dhe Holandë për përfshirje në organizata kriminale, trafik droge, plaçkitje dhe vjedhje, ndërsa të tjerët u arrestuan nga autoritetet greke dhe u dorëzuan autoriteteve italiane dhe moldave ndërsa ishin në pritje të urdhër-arresteve evropiane për trafik droge.

Kështu, me lëshimin e kartave të identitetit dhe pasaportave, pagëzoheshin qytetarë “grekë” dhe më pas ata lëviznin të lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *