Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 5 tonelata drogë në Panama, ishte fshehur në nëndetëse


Më shumë se 5 tonelata drogë u sekuestruan në brigjet e Panamasë, pasi autoritetet zbuluan atë që duket se ishte një gjysmënëndetëse, tha Ministria për Sigurinë Publike.

Oficerët e kufirit të Panamasë ishin duke patrulluar ujërat territoriale të vendit dhe gjetën mjetin detar pranë krahinës së Bocas del Toro, thanë zyrtarët.

Autoritetet kapën më shumë se 5 tonelata drogë brenda anijes dhe arrestuan katër shtetas kolumbianë, tha ministria.

Ministria nuk specifikoi se çfarë lloji droge u kap gjatë aksionit, por kontrabandistët janë kapur më parë duke përdorur anije të ngjashme për të transportuar kokainë në SHBA dhe Evropë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *