Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në kufi 38-vjeçari, akuzohet për vrasjen e të vëllait


Një person i shpallur në kërkim është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

38-vjeçari me iniciale M.Sh., është shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e të vëllait.

Ky i fundit është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur por sipas prokurorisë, provat faktojnë se është vrarë nga i vëllai, që u ndalu sot në kufi.

Njoftimi i policisë

Policia kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ në mungesë, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim’, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *