Vendosni fjalën kyçe....

Konjufca: Për njohjen nga Xhamajka na lajmëroi ambasadorja, do merren veprime ndaj secilit

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar pasi që nga Xhamajka mohuan se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si kishte lajmëruar mbrëmë ambasadorja Vlora Çitaku.

Konjufca ka shkruar në Facebook se lajmin e kanë marrë përmes postës elektronike nga ambasadorja Çitaku, derisa, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm më ambasadën në SHBA për të sqaruar atë se çka ka ndodhur.

Ai ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të situatës do të ndërmerren veprime.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, tha Konjufca.

Lajmi se Xhamajka e ka njohur Kosovën u bë e ditur mbrëmë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi që për këtë tha se e ka lajmëruar ambasadorja e shtetit në SHBA, Vlora Çitaku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *