Vendosni fjalën kyçe....

KPK-ja shkarkon kreun e Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema


Komisoni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, Astrit Shema.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj.Suela Zhegu, z. Etleda Çiftja relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Vendimi mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *