Ishdeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama nga një deklaratë për shtyp deklaroi se qeveria po punon për kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij.
Më tej Ra atha se grusht shteti nuk nënkputon vetëm kur një del me tanke në rrugë kundër qeverisë por edhe kur një pushtet merr në mënyrë të kundraligjshme kompetencat e një pushteti tjetër.
“Ndërkohë që qeveria duhet të punonte për plotësimin e kushteve për BE, po bën të kundërtën. Po bën atë që ka bërë gjatë kësaj periudhe qeverisje, me synim kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij. Përpjekje kriminale përmes vjedhjes së kompetencave të presidentit, është një prej skenarëve të realizimit të grushtit të ma shtetit.
Le ta kuptojnë dhe ata pseudo-jurist se duke menduar se duke u hequr si budallenj, mund të amnistohen publikisht. Grusht shteti nuk do të thotë që të dalin tanket në rrugë që i kundërvihen qeverisë. Grusht shteti është dhe kur një pjesë e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme kompetencat e në pushteti tjetër. Grusht shteti është kur dhe me ligj vidhen kompetencat e një pushteti tjetër, siç po ndodh në Shqipëri. Dokumentet e publikuara nga presidenti tregojnë qartë këtë”- tha Luan Rama.