Një banesë ka rënë pre e maskave mbrëmjen e djeshme në Finiq.
Dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Foto Zoto dhe pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe presion, kanë grabitur një shumë prej 3500 eurosh.
Ka qenë i zoti i banesës ai që ka njoftuar policinë dhe ka bërë denoncimin.
Policia ka nisur hetimin për ngjarjen.