Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Do kallëzoj në SPAK ministren Etilda Gjonaj, pres dorëheqjen e saj, ndikoi në punën e KED-së


Kreu i Shtetit Ilir Meta në konferencën e lajmëruar për shtyp, ka lajmëruar se do kallëzojë në SPAK, ministren e Drejtësisë Etida Gjonaj.

Për presidentin, ministrja e Drejtësisë ka ndikuar në punën e KED-së si edhe ka urdhëruar dërgimin për botim të vendimeve të KED-së në kundërshtim me ligjin.

Meta tha më tutje se kallëzimi do bëhet në bazë të provave të publikuar ditën e djeshme nga presidenca për mënyrën e kapjes së Kushtetutës.

Meta theksoi se pret që Ministrja Gjonaj të japë dorëheqjen pasi sipas tij ka humbur besimin e Presidentit.

Në këtë tentativë për grusht shteti bazuar në provat që u bënë publike dje rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejte Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që kushtetuta ia jep President.

Sipas kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në fletoren zyrtare por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.

Po mbushen 24 orë nga bërja publike e shkeljeve nga Ministria e Drejtësisë që përmes falsifikimeve ka konsumuar disa vepra penale. Për këto arsye dhe prova të tjera që po sigurohen brenda ditës së hënë do depozitoj kallëzimin penal për Etilda Gjonaj. Ajo e ka humbur besimin e presidenti dhe do mirëprisja brenda ditës së hënë dorëheqjen e saj dhe përballjen me ligjin si ish-ministre”-deklaroi Kreu i Shtetit./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *