Shtyhet sërish seanca për njërën prej pjesëve të dosjes “339” ku janë të akuzuar në total 15 persona të akuzuar.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e disa prej avokatëve kryesorë dhe disa prej personave të akuzuar në këtë dosje, raporton News 24.
Ata akuzohen për disa vepra penale, si “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.