Kjo pamje e re befasuese e cunamit japonez të vitit 2011 tregon lëkundjen e aeroportit pas tërmetit me magnitudë 9.1 përpara se valët të godisnin një makinë dhe të përfshinin pistën e avionëve.
Pamjet, të marra nga një pasagjer në aeroportin e Sendait më 11 Mars 2011, janë marrë në mes të një katastrofe e cila la më shumë se 18,000 njerëz të vdekur ose të zhdukur dhe që shkaktoi katasrofën më të keqe bërthamore në botë që nga koha e Çernobilit.
Publikuar nga kanali televiziv ANN, video tregon nëna që dëshpërimisht përpiqen të mbrojnë fëmijët e tyre brenda aeroportit.