Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesit e opozitës takohen me raportuesen e PE-së: Duhet të votojmë reformën zgjedhore


Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar zhvilluan ditën e sotme një takim me raportuesen e Parlamentit Evropian në Shqipëri Isabelle Santos.

Në fokus të diskutimeve ishte reforma zgjedhore.

Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i PD-së Genc Pollo u shpreh se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndërsa ish-ministrja Klajda Gjosha tha se mazhoranca po përdor taktika për minimin e reformës zgjedhore dhe theksoi se sipas saj 15 marsi për votimin e reformës është shumë vonë, por duhet të bëhet që nesër.

“Mazhoranca po përdor taktika për të minuar reformën zgjedhore. Në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë nga minimi i Reformës zgjedhore. Për mua 15 marsi është shumë vonë, Reforma Zgjedhore duhet të votohet që nesër”, deklaroi Gjosha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *