Vendosni fjalën kyçe....

Rama mburr koncesionet: PPP-të janë ato që na mbështesin fuqishëm


Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) për t’i dhënë udhë përshpejtuesit të konkurrencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, mburri koncesionet në formën e PPP-ve.

Rama deklaroi se PPP-të na mbështesin fuqishëm të gjithëve duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa.

Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurmë, për hir të luftërave ose analizave, që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që t’i kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshme.

PPP janë ato që do të na mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e”-deklaroi shefi i ekzekutivit.

Koncesionet PPP janë ndër më të kritikuarat në Shqipëri si nga opozita edhe nga organizma të tjera pasi sipas tyre kanë rritur kostot buxhetore duke favorizuar privatët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *