Vendosni fjalën kyçe....

“Shpyllëzimi mund të vazhdojë” – Gjykata gjermane i hap rrugën fabrikës së Teslas


Një gjykatë gjermane i ka dhënë dritën e gjelbër kompanisë amerikane të prodhimit të makinave, Tesla, për të vazhduar spastrimin e një pylli pranë Berlinit për të hapur vendin e ndërtimit të një fabriketë re.

Gjykata hodhi poshtë ankesat e minutës së fundit për të ndaluar projektin masiv të fabrikës, që do presë 227 hektarë pyje në qytetin Gruenheide, duke vërejtur se vendimi ishte i formës së prerë.

‘Ne jemi shumë të lehtësuar teksa shohim vendimin. Shpyllëzimi mund të vazhdojë, ‘ tha ministri i Ekonomisë së Brandenburgut, Jorg Steinbach për Bild.

Teslas i ishte dhënë fillimisht leja për të ndërtuar fabrikën me vlerë 4 miliardë dollarë, por u urdhërua përsëri të ndalonte prerjen e pyjeve këtë javë lidhur me shqetësimet se fabrika mund të ndotte ujin e pijshëm të zonës dhe të dëmtonte jetën e egër.

Por vendimi i sotëm i hap rrugën projektit gjigant.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *