Xhamajka ka mohuar se ka njohur pavarësinë e Kosovës pas lajmit të publikuar ditën e djeshme, ku euforia rrëmbeu liderët politikë të Prishtinës.
Lajmin e parë për njohjen e Kosovës nga Xhamajka e shpërndau Presidenti Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Tëitter.
Këtë lajmë e trumbetuan më pas edhe Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, apo edhe ish-ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli por e Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Autoritetet e Xhamajkës nëpërmjet një postimi disa orë më vonë sqaruan me anë të ministres së Jashtme se nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.
“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.