Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Gramsh, 2 të vdekur e 8 të plagosur


Foto ilustruese

Dy persona kanë humbur jetën e 8 të tjerë janë plagosur pas një aksident tragjik të ndodhur në Gramsh mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Çekrez, teksa një mjet fuoristradë që drejtohej nga 28-veçari me iniciale M.Gj., ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë humbur jetën 2 person e janë plagosur 8 të tjerë.

Dyshohet se viktimat e të plagosurit janë shtetas sirianë, të cilët po udhëtonin me një fuoristradë Mercedes-Benz ML nga Korça drejt Gramshit.

Policia Gramsh/ Informacion paraprak

‘Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *