Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët akuzojnë përsëri Rusinë se po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale në SHBA


Frika se Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA i ka kapluar përsëri demokratët. Bernie Sanders i ka kërkuar Rusisë “të qëndrojë jashtë zgjedhjeve amerikane”.

Sanders tha të premten që zyrtarët amerikanë i kishin treguar atij muajin e kaluar për përpjekjet ruse për të ndihmuar fushatën e tij.

Sanders tha se nuk e kishte të qartë se si Rusia synonte të ndërhynte, shkruan BBC. Por senatori 78 vjeçar, tha që ai kundërshtoi me forcë çdo përpjekje për ta bërë këtë.

Ai e sulmoi presidentin rus Vladimir Putin si një “autokrat“, qeveria e të cilit “ka përdorur propagandën e internetit për të mbjellë ndarje në SHBA”.

“Le të jemi të qartë, rusët duan të dëmtojnë demokracinë amerikane duke na përçarë dhe, ndryshe nga presidenti aktual, unë qëndroj fort kundër përpjekjeve të tyre dhe çdo fuqie tjetër të huaj që dëshiron të ndërhyjë në zgjedhjet tona”- tha Sanders, i cili aktualisht konsiderohet si kryesuesi në garën për të fituar nominimin presidencial për demokratët.

Facebook tha që nuk ka parë ndonjë provë të ndihmës ruse për fushatën e Sanders-it. Por të premten, mediat amerikane raportuan se Trump dhe ligjvënësit e tjerë amerikanë ishin informuar për përpjekjet ruse për të ndihmuar Sanders-in.

Por presidenti Trump, i hodhi poshtë këto pretendime gjatë një tubimi në Nevada. Ai tha se ky ishte vetëm një “thashethem” e nisur nga demokratët.

“Unë i shoh këto sharlatanë, demokratët që s’bëjnë asgjë. Ata thanë sot se Putini dëshiron të jetë i sigurt që Trump të zgjidhet. Kështu po fillojmë përsëri…”– tha zoti Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *