Vendosni fjalën kyçe....

E sulmuan me vezë, reagon zv.kryeministri Hoti: Porositësit duan të izolojnë Kosovën


Reagon zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas incidentit me vezë që ndodhi paraditen e sotme në hyrje të godinës së qeverisë.

Në një postim në Favebook, Hoti shprehet se  porositësit e këtij veprimi duan që ta mbajnë Kosovën të izoluar nga miqtë ndërkombëtarë.

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.

Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.

Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.

Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë.”- shkruan Hoti.

Personi që hodhi vezën në drejtim të Hotit, tha: “Taksën s’bën me e hek”. 

Debati për heqjen apo jo të taksës ndaj mallrave nga Serbia vijon të jetë ende i nxehtë në Kosovë, ndërkohë që shtohet edhe presioni nga ndërkombëtarët. Vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të hiqet taksa, por kërkon të arrihet një akt reciprociteti mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *