Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Shqipëria s’do jetë më lavatriçe e pastrimit të parave, me 2 mars të gjithë në Bulevard


Vetëm 10 ditë na ndajnë nga 2 marsi, dhe pesidenti i vendit Ilir Meta ka ftuar edhe një herë të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të Kushtetutës.

Duke marrë shkas nga një raporti i Task Forcës Financiare (FATF) e MONEYVAL, në të cilin Shqipëria është bërë sërish sërish pjesë e listës gri të pastrimit të parave, Meta shkruan se vendi nuk do të jetë më “lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.”.

 Mes të tjerash ai i bën thirrje shqiptarëve që të bëhën bashkë për Kushtetutën dhe Shqipërinë.

“Të dashur qytetarë!

Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë!”– shkruan Meta.

Shqipëria dhe Islanda janë të vetmet shtete europiane, që bëjnë pjesë në listën gri të shteteve, për pastrimin e parave, së bashku me vende të botës së tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *