Vendosni fjalën kyçe....

Kulla 302 metra prej qeramike që pritet t’i shtohet Dubait, ka kushtuar 400 milionë dollarë


Një tjetër kullë gjigante do i shtohet Dubait. Bëhet fjalë për një qiellgërvishtës prej qeramike 302 metra i lartë.

Ajo do kushtojë 400 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë në gusht 2021.

Ndërtesa ka një fomë gjarpëruese, asimetrike dhe gjithashtu një nga fasadat më të larta në botë të qeramikës, të përbërë nga materiale me bazë argjile, me një punim të veshur me pllaka.

Këto janë projektuar për efikasitetin e energjisë dhe rehatisë, duke siguruar hije nga nxehtësia e ashpër e Dubait, duke zvogëluar nevojën për ajër të kondicionuar dhe deflektimin e dritës në ambientet e brendshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *