Duka dhe Dukesha e Sussex po tregojnë ‘mosrespektim befasues’ ndaj Mbretëreshës Elizabeta II me deklaratën e tyre publike ku ankohen për trajtimin e tyre nga Pallati Buckingham, ka thënë gazetari i njohur, Piers Morgan.
‘Mosrespektimi befasues që këta dy i tregojnë Mbretëreshës është egërsues. Kush dreqin mendojnë se janë,’ – shkroi gazetari në Tëitter.
Pasi çifti u detyrua të mbyllë markën e tyre ‘Sussex Royal’, Harry dhe Meghan postuan një deklaratë të jashtëzakonshme në faqen e tyre të internetit.
Harry dhe Meghan vendosën një deklaratë të re në faqen e tyre të internetit disa orë pasi njoftuan se do të ndalonin përdorimin e fjalës ‘mbretërore’ në markën e tyre pas pranverës- dhe këmbëngulën se do i mbanin titujt e tyre mbretërorë edhe pse ata nuk do i ‘përdorinn në mënyrë aktive’.
Deklarata gjithashtu thoshte se as qeveria dhe as vetë Mbretëresha nuk e kanë pronë të tyren fjalën ‘mbretërore’ ndërkombëtarisht.