Vendosni fjalën kyçe....

NASA publikon imazhet e një liqeni të madh që ka ekzistuar mijëra vjet më parë në Sahara, do kishte qenë më i madhi sot


NASA ka shpërndarë disa imazhe të asaj që dikur ka qenë një liqen më i madh se Deti Kaspik në Afrikën qendrore.

E quajtur Mega Chad, ky liqen shtrihej në një sipërfaqe prej 150,000 milje katrorë nëpër Sahara dhe do të ishte liqeni më i madhi në Tokë sot.

Liqeni i sotëm i Chadit është vetëm një pjesë dhe ndodhet brenda sipërfaqes së lashtë të vijës së bregutliqenor që akoma ka lënë shenjat e veta në peizazhin e shkretëtirës.

Sipas ekspertëve, liqenit të jashtëzakonshëm iu deshën vetëm disa qindra vjet për t’u zvogëluar në madhësinë e tij aktuale – 137 milje katrorë.

Liqeni, i cili kapërcen kufijtë e Çadit, Nigerisë, Nigerit dhe Kamerunit, është zvogëluar më tej në madhësi nga njerëzit që marrin ujë të freskët prej tij.

Detajet për tkurrjen e liqenit u publikuan në vitin 2015 nga një ekip i shkencëtarëve britanikë.

“Një histori e rindërtuar e nivelit të liqenit për liqenin e lashtë Mega-adad, dikur liqeni më i madh në Afrikë, sugjeron që ka patur një periudhë të lagësht në Afrikën e Veriut, me reshje të mëdha në rajonin e Saharasë, që ka përfunduar papritmas rreth 5000 vjet më parë, dhe se pellgu i Bodélé-it që tani është kthyer në një burim të madh pluhuri atmosferik, mund të mos jetë tharë deri rreth 1.000 vjet më parë” – shkruante ekipi i shkencëtarëve, citon Daily Mail.

Për të analizuar tkurrjen e Mega Chad, studiuesit nga Royal Holloway, Birkbeck dhe Kings College, dhe Universiteti i Londrës përdorën imazhe satelitore për të hartuar linjat e tkurrjes së liqenit.

Ata gjithashtu analizuan sedimentin e liqenit për të llogaritur moshën e këtyre linjave të bregut, duke prodhuar një histori që përfshin 15,000 vitet e fundit. Hulumtimi u botua këtë javë në revistën Proceedings of the National Academy of Science.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *