Vendosni fjalën kyçe....

Qindra mijëra karkalecë “pushtojnë” autostradën, bllokojnë qarkullimin e mjeteve (Video)


Një tufë e madhe karkalecash ndaluan trafikun në një autostradë kryesore në Bahrein, pasi qindra mijëra insekte kaluan në zonë.

Video e pazakontë tregon insektet duke zbritur në xhamat e makinave ndërsa një kolonë e madhe fluturon sipër.

Mendohet se tufa ka ardhur nga Arabia Saudite, ku ata ishin parë më herët në disa rajone përfshirë Rijadin, Mekën dhe Kasimin, për shkak të erërave të forta.

Sidoqoftë, Departamenti i Bujqësisë së Bahreinit tha se nuk kishte nevojë për panik dhe se ata po i monitoronin karkalecat, raporton ‘News of Bahrain’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *