Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohen më shumë se 40 punonjës në Përrenjas, ish-kryebashkiakja: Nuk iu servilosën kryetarit të ri


Ish-kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira ka denoncuar shkarkimin e më shumë se 40 punonjësve të Bashkisë, disa muaj pas zgjedhjes së kryetarit të ri.

Sipas Rirës, personat e pushuar nga pina kanë qenë me arsim të lartë dhe me integritet, të cilët janë shkarkuar pa drejtësisht vetëm për motive politike.

Sipas saj ata nuk i janë servilosur kryetarit të ri Nuri Belba, i cili ka dalë pas votimeve të 30 qershorit.

“Mbi 40 punonjes te bashkise Prrenjas, jane hequr nga puna ne ditet e FUNDIT!

Njerez te arsimuar, me arsim te larte, individe me integritet hiqen nga puna ne bashki sepse nuk iu binden apo servilosen, “Kryetarit” te komanduar te Prrenjasit!

Cdo rast do ta bejme publik ne ditet ne vazhdim, per te kuptuar deri ku shkon militantizmi dhe brutaliteti i nje drejtuesi gdhe e te paafte!“- shkruan Rira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *