Vendosni fjalën kyçe....

Vezë në drejtim të zv.kryeministrit të Kosovës: Taksën s’bën me e hek (VIDEO)


Hidhen vezë në drejtim të zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, incidenti ka ndodhur afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa Hoti po kalon, një person e gjuan me vezë duke i thënë “Taksën s’bon me e hek”. Hoti bën një lëvizje për t’iu shmangur vezës, e cila nuk e pret atë.

Debati për heqjen apo jo të taksës ndaj mallrave nga Serbia vijon të jetë ende i nxehtë në Kosovë, ndërkohë që shtohet edhe presioni nga ndërkombëtarët.

Vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të hiqet taksa, por kërkon të arrihet më parë reciprociteti mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *