Vendosni fjalën kyçe....

132 të infektuar, Italia bëhet shteti i katërt më i prekur nga koronavirusi


Numri i njerëzve të prekur nga koronavirusi në Itali e ka kaluar numrin 100. Sipas Rai News, numri i të infektuarve tashmë ka shkuar në 132 duke e bërë Italinë të zërë vendin e katërt në shtetet ku koronavirusi është më i përhapur.

Lajmi u dha nga kreu i mbrojtjes civile Angelo Borrelli. Midis tyre 25 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv. Personat e infektuar në rajonin e Lombardisë janë aktualisht 89, ndërsa në Veneto numri i tyre ka shkuar në 25 këtë mëngjes. Këto janë dy rajohet më të prekura.

Numri i viktimave vijon të jetë dy, një në Veneto dhe një tjetër në Lombardi.

Përhapja e shpejtë e infeksionit e ka çuar Italinë në vendin e katërt në renditjen botërore, pas Japonisë:

1) Kina: 77579;

 2) Koreja e Jugut: 556;

3) Japoni: 135;

4) Itali: 132;

5) Singapori: 85;

6) Hong Kong: 70;

7) Tajlandë: 35;

8) SHBA: 35;

9) Irani: 28;

10) Tajvan: 28.

Qeveria italiane ditën e djeshme ka marrë masa të jashtëzakonshme në qytetet ku ka shpërthyer virusi, duke ndaluar hyrjet-daljet. Drejt mbylljes janë edhe shkollat në Milano.

Pas tre ndeshjeve të Serisë A, Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona-Cagliari, emergjenca e koronavirusit ka anuluar një tjetër ndeshje. Sporti është ndaluar gjithashtu në Torino duke shtyhet në një datë të pacaktuar sfidën Torino-Parma, e cila ishte për në orën 3 pasdite në stadiumin Olimpik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *