Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se vodhën me dhunë marokenin, arrestohen dy të rinj në Tiranë


Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, me akuzën se kanë vjedhur me dhunë një shtetas të huaj. Ngjarja mësohet seka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit, në rrugën “Azem Galica” në kryeqytet.

Dy të rinjtë me inicialet D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë 200 euro dhe sende të tjera personale një marokeni me inicialet K.A,.

Ky i fundit kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë.

“Vodhën me dhunë 1 shtetas të huaj, por falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u arrestuan në flagrancë 2 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, pas njoftimit të marrë nga një shtetas maroken se i kishin marrë me dhunë një sasi eurosh dhe sende të tjera në rrugën “Azem Galica”,menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur, identifikimi , kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 22 shkurt i kishin vjedhur me dhunë 200 euro dhe sende të tjera personale shtetasit maroken K.A, i cili kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë.“- thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale, dy të rinjve u janë sekuestruar shuma e parave që dyshohet se janë të vjedhura dhe sendet personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *