Vendosni fjalën kyçe....

Bernie Sanders shënon një tjetër fitore në Nevada


Kandidati demokrat Bernie Sanders vijon të jetë favoriti në frontin demokrat, për të dalë kundër Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara që do të mbahen në nëntor.

Sipas rezultateve paraprake, Sanders pritet të shënojë fitore të madhe në Nevada, por një proces i gjatë është ende përpara konfirmimit të të nominuarve.

Rezultatet preliminare tregojnë gjithashtu se ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka shënuar rezultat më të mirë në Nevada sesa në dy Iowa dhe New Hempshire.

Ai pati rezultate mjaft të dobëta në Ioëa dhe New Hampshire, dy shtetet e para ku nisi procesi i garës katër mujore, në të cilin kandidatët përpiqen të bindin votuesit pse ata janë kandidati më i mirë për të sfiduar Trump-in.

Cilat janë informacionet e fundit nga Nevada?

Siç shkruan BBC, deri më tani, me 50 përqind të votive të numëruara, Sanders ka fituar 47 përqind të votave duke lënë prapa Bidenin me 19 përqind. Pete Buttigieg ka deri më tani 15 përqind dhe Elizabeth Warren 10 përqind.

Kandidatët që kanë fituar më shumë se 15 përqind të votave do të emërohen delegatë, që do të marrin pjesë në konventën e partisë në korrik për të mbështetur të nominuarin e demokratëve.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 3 nëntor dhe nga Partia Republikane, presidenti aktual, Donald Trump, do të garojë edhe për një mandat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *