Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj: Nuk ka informacion për qytetarë shqiptarë të prekur me koronavirus në Itali


Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë informacione lidhur me të prekurit nga koronavirusi Covid-19 në Itali.

Sipas Cakajt, nuk ka asnjë shtetas shqiptar deri më tani të prekur me këtë virus në shtetin italian.

Më tej, Cakaj, sqaron se ka nisur një bashkëpunim mes Ambasadës dhe dy konsullatave shqiptare në Itali me Ministrinë e Shëndetësisë italiane për menaxhimin e situatës.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me Ambasaden e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithëshme në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri më tani nuk ka informacione për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.

Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës”-shkruan Cakaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *