Aktorja Salma Hayek është kritikuar në rrjetet sociale nga një fanse, se ka përdorur botoks. Aktorja e cila shpesh publikon foto ku shfaqet pa make-up, të njëjtën gjë zgjodhi të bënte të martën ku publikoi një foto nga plazhi me erën që i shpurpuriste flokët.
“Shumë botoks. Nuk është nevoja Salma”, ishte një koment i cili ka tërhequr vëmendjen e artistes. Hayek mund të zgjidhte dhe ta injoronte këtë koment, megjithatë ajo zgjodhi t’i përgjigjej: “Unë nuk kam botox, por ti faleminderit për këshillën sepse mendoja se kishte ardhur koha.”
Pa diskutim, Hayek e ka vetë në dorë nëse dëshiron të zbulojë se po mendon të bëjë botoks ose jo dhe nuk ka asnjë detyrim të japë shpjegime për këtë.