Media italiane e futbollit “Calciomercato” raporton se drejtuesit zikaltër e kanë rritur vlerën e futbollistit sllovak në 90 milionë €. Mançester Siti dhe Barcelona nuk pranojnë të heqin dorë nga Skriniar, pavarësisht rritjes së kartonit të tij me 25 milionë €.
Edhe pse verën e kaluar trajneri Antonio Konte refuzoi të shitej Skriniar, këtë herë italiani mund të ndryshojë mendim duke parë shifrën e madhe që Interi mund të përfitojë nga shitja e 25-vjeçarit.
Ndryshe nga Barcelona, e cila heziton të shpenzojë një shifër të konsiderueshme për Skriniarin, Mançester Siti është i gatshëm të shpenzojë pa problem një shifër të tillë.