Pas përhapjes masive të koronavirusit në Veri të Italisë, masa drastike janë marrë nga qeveria e Conte-s. Në zonat e prekura janë mbyllur të gjitha shkollat e universitetet, pas mbledhjes së Mbrojtjes Civile në Torino.
Urdhri i ri parashikon “pezullimin e shërbimeve arsimore të fëmijëve dhe shkollave të të gjitha niveleve, ashtu si dhe paraqitjet në aktivitetet e arsimit të lartë, kurseve profesionale, kurseve master për profesionet e shëndetit dhe universitetet për të moshuarit, me përjashtim të praktikantëve dhe praktikantëve të profesioneve shëndetësore, me përjashtim të aktiviteteve të trajnimit në distancë “.
Presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia ka informuar se i kanë propozuar ministrit të Shëndetësisë Roberot Speranza adoptimin e masave drastike deri në pezullimin e festës së karnavaleve në Venecia.
“Ne kemi nënshkruar me Ministrin Speranza urdhrin me të cilin janë bllokuar të gjitha ngjarjet publike dhe private, mbyllja e shkollave dhe muzeve deri në fillim të marsit, përfshirë këtu edhe Karnavalet e Venecias”- tha Luca Zaia, citon Tio.
Festimet e karnavaleve në Venezia e të gjitha aktivitetet sportive në territordo të pezullohen deri më datë 1 mars 2020. Urdhri ka hyrë në fuqi mesnatën e datës 23 mars 2020.
Mbi 25 persona janë konfirmuar të infektuar nga koronavirus, e dy prej tyre janë pikërisht në Venecia.