Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi kryenin veprime të pakontrolluara në ish-Bllok.
Dy të rinjtë me iniciale K.Rr 28 vjeç, dhe R.P 30-vjeç, kundërshtuan patrullën e policisë për të mos kontrolluar makinën.
Njoftimi i Policisë:
Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .
Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”.