Vendosni fjalën kyçe....

PD: Zgjedhja e spitalit të Kavajës për karantinë përbën rrezik për banorët e tjerë


Sekretari i Përgjithshëm Gazement Bardhi ka reaguar për masat e ndërmarra nga qeveria për menaxhimin e koronavirusit.

Sipas Bardhit, është papërgjegjshmëri që zgjidhet një spital si ai i Kavajës për ta kthyer në karantinë sepse është në një qendër të banuar dhe kërcënim për jetën e të gjithë banorëve.

Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Kjo është papërgjegjshmëri!

Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!

I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.

Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!”-shkruan Bardhi.

Denoncimin për rastin në fjalë e bëri fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha, por ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, 

Silva Bino, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive ka mohuar zërat se karantina për të prekurit e mundshëm të koronavirusit në Shqipëri do të jetë në Kavajë.

Bino është shprehur se është zgjedhur një qendër në vend por që ende nuk do të bëhet publike pasi mund të shkaktojë panik tek banorët e zonës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *