Vendosni fjalën kyçe....

Përballimi me koronavirusin, në Milano mbyllet Duomo, në Venecia anulohen karnavalet, shtyhen 4 sfida të Seria A


Për përballimin e përhapjes së koronavirusit në një shkallë më të gjerë autoritetet italiane janë detyruar që të bllokojnë disa nga aktivitetet publike si edhe kulturore apo turistike në disa qytete.

Aktualisht të gjitha ngjarjet sportive, protestat publike, muzetë, qendrat tregtare, shkollat, azilet dhe çdo event kulturor, fetar si dhe festa e karnavaleve janë anuluar në Venecia dhe ky urdhër është në fuqi deri në fillim të marsit.

Ndërsa në Milano është mbyllur deri në datë 25 shkurt katedrialja e famshme Duomo.

Gjithashtu në Seria A janë shtyrë disa nga sfidat kryesore si ajo mes Atalanta-Sassueolo, Torino-Parma, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *