Disa banorë në qytetin e Fierit, janë përplasur sot me punonjësit e Bashkisë. Siç shihet në një video të publikuar nga gazeta Panorama, palët janë rrahur me njëri-tjetrin, ndërsa ka patur edhe nga ata që në duar mbanin mjetet e punës.
Konflikti ka ndodhur në hyrje të Fierit, e në vendngjarje nuk ka patur të pranishëm efektivë policie. Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në këtë përplasje, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga policia.