Vendosni fjalën kyçe....

Rumania vendos 14 ditë në karantinë këdo që vjen nga Veneto dhe Lombardia


Rumania ka vendosur që çdo qytetar që vjen nga dy zonat e prekura nga koronavirusi në Itali të izolohet në karantina për 14 ditë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri e shëndetësisë në Rumani, ku thuhet se në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit të gjithë qytetarët që kanë qenë dy javët e fundit në Lombardi apo në Veneto dhe që tashmë kthehen në Rumani, janë të detyruar që të kalojnë 14-ditë në karantinat e ministrisë së Shëndetësisë.

Me anë të një postimi në Facebook ministria e Shëndetësisë në Rumani shkruan:

Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë raportuar asnjë rast të qytetarëve rumun të prekur nga koronavirusi . Rumania mund të jetë më e ekspozuar ndaj shfaqjes së rasteve të infeksionit me koronavirusin e ri në territorin kombëtar, për shkak të dinamikës së udhëtimit të qytetarëve rumunë në tokat dhe rrugët ajrore midis dy vendeve. Autoritetet e shëndetit publik do të përfshijnë personat që vijnë në Rumani nga lokalitetet e prekura në rajonin e Veneto dhe në provincën e Lodi Lombardia ose që kanë udhëtuar në këto lokalitete në 14 ditët e fundit, në kategorinë e atyre që duhet të qëndrojnë pasi të hyjnë në vend në kushte karantine për 14 ditë. Këto masa janë të ngjashme me ato të zbatuara nga autoritetet italiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *