Vendosni fjalën kyçe....

Rusia mohon akuzat se po përhap informacione të rreme për koronavirusin


Rusia ka mohuar akuzat se po përhap dezinformim në mediat sociale në lidhje me shpërthimin e koronavirusit.

Zyrtarët amerikanë deklaruan se disa llogari të lidhura me Rusinë po bënin pretendime të pabaza se ishte SHBA ajo që e krijoi virusin.

Mijëra profile në Twitter, Facebook dhe Instagram po e mbështesin teorinë siç shkruan BBC.

Duke iu përgjigjur akuzave, Ministria e Jashtme ruse tha se këto janë pretendime të rreme.

“Kjo është një histori e rremë dhe e qëllimtë”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova për agjencinë Tass.

Mbi 2,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, kryesisht në Kinë, dhe më shumë se 76,000 njerëz janë infektuar.

Virusi, i cili e ka origjinën në provincën Hubei në Kinë, shkakton një sëmundje të frymëmarrjes që është quajtur Covid-19.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit në SHBA, Philip Reeker, tha se aktorët rusë “keqdashës” po përpiqeshin të mbjellin informacione të rreme në lidhje me origjinën e koronavirusit.

Një teori konspirative që qarkullon në internet në disa gjuhë, pretendon se virusi është krijuar si një përpjekje për një “luftë ekonomike kundër Kinës”. Postimet në rrjet akuzuan gjithashtu bashkëthemeluesin e Microsoft-it, Bill Gates, që është përfshirë në shpërthimin e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *