Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Kumanovë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.
Alsat shkruan se incidenti ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Romanocë, ku pas shpërthimit të bombolës ka nisur një zjarr i madh duke lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.
Të plagosurit janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.
Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo, po kryejnë inspektime në terren.