Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 21të tjerë kanë mbetur të plagosur në provincën turke të Vanit pas një tërmeti me magnitudë 5.7 që goditi zonën. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu.
Anadolu Agency shkruan se epiqendra e tërmetit ishte në veri-perëndim të Iranit dhe u ndjenë gjithashtu në provincën Van të Turqisë.
Tre prej viktimave janë fëmijë, ndërsa 1066 ndërtesa janë shembur. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ndërkohë, ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, tha se tetë të plagosur ndodhen në gjendje kritike.
Irani dhe Turqia janë ndër vendet më të prirura ndaj tërmeteve në botë. Muajin e kaluar, një tërmet në Turqinë lindore vrau më shumë se 40 njerëz.