Vendosni fjalën kyçe....

6 persona grabisin banesën në Dibër dhe dhunojnë çiftin


Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Çernene të Bulqizës, ku gjashtë persona janë futur në një banesë ku dhunuar çiftin që ndodhej brenda.

6 personat që sipas çiftit mbanin kapuçë në kokë, ishin të moshës 22-23 vjeçare. Ata kanë hapur me forcë derën rreth orës 23:00, duke dhunuar fillimisht bashkëshortin dhe më pas gruan pasi kjo e fundit ka tentuar t’i heqë kapuçin njërit prej tyre.

Burri e gruaja ndodheshin vetëm në banesë, pasi djemtë i kishin në kurbet. Grupi i djemve janë futur në dhomën e gjumit, ku kanë marrë 2 kuti me bizhuteri dhe çantën e gruas ku kishte dokumentet dhe paratë.

Burrë e grua janë trasnportuar në spitalin e Peshkopisë për mjekim ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.

Sipas policisë, grabitësit kanë qenë me makinë dhe e kanë lënë automjetin 200 metra larg vendngjarjes. Policia ka vijuar kërkimet, ku kanë gjetur 2 kuti bizhuterish bosh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *