Ajo që ka bërë ky ish-marins i ushtrisë amerikane është një veprim i jashtëzakonshëm në çdo moshë.
George Hood, i cili vendosi rekordin në botë për kohën më të gjatë të qëndrimit me muskuj barku, është 62 vjeç.
Më 15 shkurt, ai qëndroi në këtë pozicion për 8 orë, 15 minuta dhe 15 sekonda, duke vendosur një rekord të ri, Guinness.
Rekordi i femrave aktualisht mbahet nga Dana Glowacka nga Kanadaja, e cila qëndroi në këtë pozicion për 4 orë, 19 minuta dhe 55 sekonda vitin e kaluar.
Në vitin 2011, Hood qëndroi në këtë pozicion për 1 orë e 20 minuta. Por kur u përpoq ta vendosë përsëri rekordin në vitin 2016, ai humbi ndaj kinezit Mao Ëeidong, i cili qëndroi për 8 orë, 1 minutë dhe 1 sekondë.