Vendosni fjalën kyçe....

A ka Shqipëria maska për të gjithë? Manastirliu: Spitalet janë të furnizuara, farmacitë janë private


Ndërkohë që flitet se në farmacitë në Tiranë nuk ka më maska për fytyrën në shitje, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar spitalet janë të furnizuara mirëpo theksoi se rrjeti farmaceutik është privat, dhe shkon përtej mundësive të dikasterit që ajo drejton.

Por ministrja thesoi se tregu ka stokun e nevojshëm për të plotësuar kërkesën.

 “Kjo është një pyetje shumë e drejtë, dhe besoj se kërkon një përgjigje që do të përmbushë pritshmëritë tuaja. Është koha që edhe këtu të flas sipas mendimit të ekspertëve.

Ata theksojnë se maskat nuk parandalojnë përhapjen e virusit, por vendosen te ata që janë të sëmurë, ose i shërbejnë dikujt që ka probleme me shëndetin.

Të gjithë qytetarët duhet të kenë akses të elementët e mbrojtjes personale, kemi bërë një kontroll për këto maska, ajo çfarë është e rëndësishme për ne është se spitalet i kanë të gjitha masat masat mbrojtëse duke nisur nga maskat, për t’iu shërbyer qytetarëve.

Kjo varet nga vetë rrjeti farmaceutik, që është privat, tregu në raport me importet ka stokun e nevojshëm që të plotësojë tregun. Nuk ka vend për panik, spitalet dhe qendrat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat”, tha Manastirliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *