Autoritetet greke kanë ndërmarrë çdo masë për të mbrojtur vendin kundër përhapjes së koronavirusit, tha ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias të hënën, pasi numri i vdekjeve në Italinë fqinje shkoi ë gjashtë.
‘Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur shëndetin e publikut. Ne jemi të organizuar dhe strukturuar dhe kjo vërtetohet me faktin se ne kemi trajtuar me sukses të gjitha rastet e dyshimta deri më tani,’ u tha Kilkilias gazetarëve në Athinë, pas një takimi të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me zyrtarët e shëndetësisë.
Kikilias tha se ai informoi kryeministrin për zhvillimet e fundit në lidhje me virusin, ndërsa u bëri thirrje mediave që të mbajnë një qëndrim serioz në mbulimin e situatës.
Kikilias shtoi se 13 spitale në pjesë të ndryshme të vendit janë në gatishmëri për të pritur çdo rast të dyshimtë dhe se udhëzime të posaçme janë dhënë për të gjithë spitalet, qendrat mjekësore, punonjësit e ambulancave, zyrtarët e portit dhe aeroportit.